E martë, 26 Maj 2026

Sot janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë. Për këtë ka njoftuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.
“Është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për kategoritë e pensioneve me 100 euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Pak kohë para këtij njoftimi Ministria ka njoftuar edhe për ndarjen e 100 eurove edhe për fëmijët. “Është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për fëmijët me 100 euro”, thuhet në njoftim.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
