E mërkurë, 27 Maj 2026

Në një bisedë telefonike, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.
Erdogan ka thënë se Turqia dhe Pakistani do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të avancuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë të publikuar në platformën sociale turke NSosyal.
Duke theksuar se Turqia dhe Pakistani, së bashku me vendet vëllazërore, po përpiqen t’u japin fund konflikteve në rajon dhe të vendosin paqe dhe stabilitet, Erdogan ka thënë se përpjekjet ndërmjetësuese janë të vlefshme dhe ka shprehur shpresën që negociatat të japin rezultate pozitive.
Erdogan gjithashtu ka uruar kryeministrin Sharif dhe popullin vëllazëror të Pakistanit me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
