Vritet me thikë një 37-vjeçar në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari


E enjte, 28 Maj 2026
Vritet me thikë një 37-vjeçar në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Një 37-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një sulmi me thikë që ndodhi mbrëmjen e së martës në Mitrovicën e Jugut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar nga Spitali Rajonal i Mitrovicës së Jugut, ku aty është dërguar viktima.

Ndërkohë, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar, pasi që i njëjti nuk ka arrit t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia thotë se në të njëjtin incident është lënduar edhe një person tjetër, i cili pasi mori ndihmën e parë në emergjencën e Mitrovicës, u transferua për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka zhvilluar veprimet hetimore lidhur me rastin.

“Me urdhër të prokurorit për krime të rënda, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, është arrestuar i dyshuari kryesor, një 31-vjeçar, ndaj të cilit prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. Autoritetet kanë sekuestruar edhe thikën që dyshohet se është përdorur në krim.

Ndërkaq, Polica thotë se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit