Arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal në Zllapek të Pejës 


E enjte, 28 Maj 2026
Arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal në Zllapek të Pejës 

I dyshuari për aksidentin e rëndë ku humbi jetën një këmbësor në fshatin Zllapek të Pejës është arrestuar nga Policia dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas komunikatës së Policisë së Pejës, aksidenti ka ndodhur kur automjeti (A), i cili po qarkullonte nga drejtimi Kosuriq-Pejë, me të arritur në fshatin Zllopek nuk i ka përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës dhe ka goditur këmbësorin, i cili po kalonte rrugën nga ana e djathtë në të majtë të lëvizjes së automjetit.

“Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit
dërgohet në mbajtje për 48 Orë”, thotë Policia./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit