Izraeli godet Bejrutin me një “sulm preciz” mes tensioneve të larta në Liban


E enjte, 28 Maj 2026
Izraeli godet Bejrutin me një “sulm preciz” mes tensioneve të larta në Liban

Ushtria izraelite tha sot se ka kryer një “sulm preciz” në kryeqytetin libanez Bejrut, transmeton Anadolu.

“Pak kohë më parë, Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kryen një sulm preciz në Bejrut. Detajet do të vijojnë më pas”, tha ushtria në një deklaratë të shkurtër.

Nuk u dhanë detaje të menjëhershme në lidhje me objektivin ose viktimat e mundshme.

Sulmi erdhi disa orë pasi sulmet izraelite vranë të paktën 15 persona, përfshirë fëmijë, në të gjithë jugun e Libanit, mes shkeljeve të vazhdueshme të marrëveshjes së armëpushimit, sipas burimeve zyrtare libaneze.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit