PAMJE| Vendi ku u vra 37-vjeçari në Mitrovicë dhe iu plagos vëllai (VIDEO)


E enjte, 28 Maj 2026
PAMJE| Vendi ku u vra 37-vjeçari në Mitrovicë dhe iu plagos vëllai (VIDEO)

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen e Romëve në Mitrovicë të Jugut, ku 37-vjeçari Erduan Ibrahimi mbeti i vrarë, ndërsa Shaban Ibrahimi, vëllai i tij, u plagos.

I dyshuari,  31-vjeçari, Arben Spasolli është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa i plagosuri sipas policisë, gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha ka shkuar në vendin ku ka ndodhur vrasja, dhe mësohet se krimi ndodhi në hyrje të një banese në lagjen e Romëve.

Berisha bëri të ditur se vëllai i viktimës po pritet të intervistohet nga policia, në cilësinë e dëshmitarit.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. 


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit