Kurti pyetet me çka krenohet: Mbi 800 km rrugë nëpër fshatra, është dashur t’i nxjerrim njerëzit prej varfërisë


E hënë, 1 Qershor 2026
Kurti pyetet me çka krenohet: Mbi 800 km rrugë nëpër fshatra, është dashur t’i nxjerrim njerëzit prej varfërisë

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, i cili po synon të mos lëvizë nga pushteti, është pyetur për projektet kapitale gjatë qeverisjes së tij për gjashtë vjet.

Në intervistën e fundit, nga kryeministri në detyrë u kërkua t’i numërojë këto projekte me të cilat krenohet, por nuk është se pati fort çka të thotë.

Ai kërkoi të mos e krahasojnë “me mendësinë e atyre (ish-qeverive),” sepse “unë kam punuar për t’i nxjerrë njerëzit nga varfëria.”

Kurti tha se motoja e tij “punësim dhe drejtësi” ka përbërë suksesin e tij qeverisës “e jo, autostrada, si ata.”

Këtë e tha përkundër të dhënave ndërkombëtare: Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e rendisin Kosovën si vendin më të varfër pas Moldavisë.

Sipas të njëjtave të dhëna, 33.7% e popullatës mbeten nën pragun krahasues prej 8 dollarëve në ditë, ndërsa mbi 10% mbesin në varfëri ekstreme, shifra shumëfish më të larta se në rajon.

Kurti tha se investimet kapitale nuk kanë qenë orientimi i tij dhe se ato nuk i sheh si qëllim në vetvete.

Ai tha se për te është i rëndësishëm një shpenzim që krijon vende pune, duke shtuar “Ne i kemi kriju 85 mijë vende pune.”

Tutje, në deklaratën e tij në Kanal10, kryetari i VV-së tha po ashtu se “Autostradat janë shumë të dobishme, kanë qenë super të shtrenjta, padrejtësisht, me shumë elemente korruptive që do të duhej të rezultonin me aktakuza.”

Në këtë pikë, si arritje, ai e theksoi se “Çfarë kemi bërë ne: mbi 800 kilometra rrugë nëpër fshatra dhe 870 km të tjera janë tu u shtru, prej tyre 100 km në veri të Kosovës.”

“Investimet kapitale ua shpjegova se cilat do të jenë mandatin e ardhshëm: digat, hekurudhat, gazifikimi, minierat. Tash na është dashur t’i nxjerrim njerëzit prej varfërisë,” tha ai.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit