Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika


E enjte, 4 Qershor 2026
Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren.

Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër nga rrahja.

Informacionet e reja lidhur incidentin në fjalë i bëri të ditur për Klankosova.tv. Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Katër persona janë përfshirë në rast. Tre prej tyre janë lënduar, dy nga thika dhe një tjetër nga rrahja. Janë duke marrë tretman mjekësor”, deklaroi Bytyqi.

Klankosova.tv mëson se të përfshirët janë axha dhe nipi me të tjerët.

Deri më tani nuk është bërë e ditur për të arrestuar dhe as për arsyet e këtij incidenti.

Rreth këtij incidenti ka raportuar më herët edhe Klankosova.tv.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit