Deçanasit ia vjedhin në shtëpi pistoletën me leje, nisin hetimet


E diel, 7 Qershor 2026
Deçanasit ia vjedhin në shtëpi pistoletën me leje, nisin hetimet

Një person në Deçan ka raportuar në Policinë e Kosovës se në shtëpinë e tij i është vjedhur pistoleta, për të cilën posedonte leje.

Sipas raportit policor, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, derisa rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit