E mërkurë, 17 Qershor 2026

Një rast i rëndë është shënuar të martën pasdite në rrugën “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë, ku një person ka mbetur i therur me thikë.
Policia, përmes raportit zyrtar, ka bërë të ditur se një burrë është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se thika është gjetur në vendin ku ka ndodhur rasti, dhe e njëjta është konfiskuar.
Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova
