E mërkurë, 17 Qershor 2026

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi ditë më parë në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Jabllanicë e Leshanit.
Gruaja e cila kishte pësuar lëndime të rënda ka vdekur sot në orët e mëngjesit.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin Pejës.
“Ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Sot në orët e mëngjesit jemi njoftuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet”, ka deklaruar Gashi për Klankosova.tv.
Klankosova.tv mëson se viktima është A.Bajramaj.
Burimi: klankosova
