Ferizaj: 26 drejtues motoçikletash gjobiten, 15 mjete konfiskohen


E hënë, 13 Korrik 2026
Ferizaj: 26 drejtues motoçikletash gjobiten, 15 mjete konfiskohen

Kontrollet janë zhvilluar nga 6 deri më 12 korrik, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, në kuadër të planit operativ për kontrollin e shtuar të qarkullimit të tyre.

Sipas Policisë, gjobat janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa patentë shoferi, pa regjistrim, pa helmetë mbrojtëse dhe kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Policia ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut, të përdorin pajisjet mbrojtëse dhe të përshtatin ngasjen me kushtet e rrugës.

“Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës dhe gjithmonë vendosni helmetën mbrojtëse. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën”, thotë Policia./Klankosova.tv

 


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit