Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave për shtetasit e Kosovës


E enjte, 1 Tetor 2026
Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave për shtetasit e Kosovës

Shtetasit e Republikës së Kosovës tashmë do të përfitojnë nga procedura e lehtësuar e pajisjes me vizë për të udhëtuar në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite bëri të ditur se është njoftuar zyrtarisht nga autoritetet saudite për miratimin e përfshirjes së shtetasve të Kosovës në listën e vendeve të grupit (A).

Ky vendim u mundëson qytetarëve të Kosovës të aplikojnë për vizë elektronike (eVisa) ose të pajisen me vizë në mbërritje, për qëllime turistike.

Sipas Ambasadës, vendimi ka hyrë në zbatim më 1 tetor 2026, duke lehtësuar ndjeshëm procedurat për qytetarët e Kosovës që planifikojnë të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit