Real Madridi monitoron Mac Allisterin, Liverpooli nuk planifikon rinovimin


E enjte, 1 Tetor 2026
Real Madridi monitoron Mac Allisterin, Liverpooli nuk planifikon rinovimin

Alexis Mac Allister mund të largohet nga Liverpooli në verën e vitit 2027, ndërsa situata e tij ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit.

Sipas raportimeve në Angli, të përcjella nga “Bernabeu Digital”, Liverpooli nuk planifikon t’ia rinovojë kontratën argjentinasit, e cila skadon në vitin 2028.

Real Madridi po e monitoron nga afër mesfushorin dhe mund ta konsiderojë si një nga objektivat për përforcimin e repartit të mesfushës në afatet e ardhshme.

Mac Allister së fundmi ka folur për situatën e tij, duke thënë: “Siç e dinë të gjithë, mora lajmin se klubi nuk ishte në gjendje të më ofronte një kontratë të re, gjë që më bën shumë, shumë të trishtuar. Sigurisht, ka ende kohë. Tifozët nuk kanë nevojë të shqetësohen, sepse do të jap 100 për qind deri në ditën e fundit që do të jem këtu. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kishte mundësi për t’u larguar këtë verë dhe mendoj se tani për tani jam në klubin e duhur dhe kam mentalitetin për të dhënë 100 për qind për këtë klub”.

Nëse Liverpooli nuk ndryshon qëndrim për kontratën, Real Madridi mund të shqyrtojë një lëvizje për 27-vjeçarin gjatë verës së vitit 2027./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit