Nis grumbullimi i protestuesve në Prishtinë, marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”


E enjte, 1 Tetor 2026
Nis grumbullimi i protestuesve në Prishtinë, marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”

Qytetarë nga vende të ndryshme kanë nisur të mblidhen në Prishtinë për t’iu bashkuar protestës së sotme, e cila është thirrur me moton “Jo në emrin tim”.

Pjesëmarrësit po marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”, ku pritet të zhvillohet protesta në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e protestuesve shihen flamuj të UÇK-së, ndërsa pjesëmarrësit po mbajnë edhe pankarta me mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Grumbullimi i qytetarëve pritet të vazhdojë edhe në minutat në vijim, ndërsa protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit