Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë në Prizren, diskutohen vonesat e ekspertizave


E mërkurë, 28 Tetor 2026
Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë në Prizren, diskutohen vonesat e ekspertizave

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka vizituar të premten Prokurorinë Themelore në Prizren, ku ka diskutuar me prokurorët për rezultatet e punës, ngarkesën me lëndë dhe sfidat që ndikojnë në efikasitetin e trajtimit të rasteve penale.

Ai u prit nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me stafin e tij. Kryeprokurori i Shtetit shoqërohej nga zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, dhe drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi.

Në fokus të diskutimeve ishin mungesa e prokurorëve, ngarkesa me lëndë dhe vonesat në kryerjen e ekspertizave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF), të cilat ndikojnë në efikasitetin e trajtimit të rasteve penale.


Burimi: gazetaeprizrenit

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit