E martë, 27 Tetor 2026

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.
Ceremonia u mbajt në kampin “Film City” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Gjeneralbrigade, Federico Collina, ia dorëzoi detyrën gjeneralbrigade, Onur Çakicit.
“Në fjalën e tij, Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për Gjeneral brigade Collina-n, për profesionalizmin dhe lidershipin e treguar gjatë gjithë shërbimit të tij.
Ai gjithashtu i uroi mirëseardhjen Gjeneral brigade Çakıcı-t, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Zëvendëskomandantit në mbështetjen e misionit dhe aktiviteteve të KFOR-it” thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar në mënyrë të paanshme në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
