Qofte me kungull dhe djathë për pak minuta në fritezë


E mërkurë, 28 Tetor 2026
Qofte me kungull dhe djathë për pak minuta në fritezë

Përbërësit:

  • 500 g kungull i pastruar
  • 100 g bukë e thekur e bluar
  • 60 g djathë kaçkavall
  • 50 g djathë parmixhan i grirë
  • 1 vezë
  • Majdanoz i grirë
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

  1. Priteni kungullin në kubikë, spërkateni me pak vaj dhe kripë dhe piqeni në furrë në 200°C për 25–30 minuta, derisa të zbutet.
  2. Shtypeni në formë pureje dhe lëreni të ftohet pak.
  3. Shtoni vezën, parmixhanin dhe bukën e bluar, pastaj përziejini derisa të formohet një masë që punohet lehtë.
  4. Merrni pak nga masa, vendosni në mes një kubik djathi dhe formoni qofte të rrumbullakëta.
  5. Përziejeni bukën e bluar për veshje me majdanozin, kaloni qoftet në të dhe vendosini në fritezën me ajër, pa i mbivendosur.
  6. Spërkatini me pak vaj dhe piqini në 190°C për rreth 18 minuta, duke i kthyer 5 minuta para përfundimit, derisa të marrin ngjyrë të artë.
  7. Lërini të pushojnë 2–3 minuta para se t’i shërbeni.

Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit