E mërkurë, 28 Tetor 2026

Kylian Mbappe shënoi gola të shumtë dhe pati një sezon mbresëlënës me Real Madridin, por kjo nuk mjaftoi për ta fituar Topin e Artë 2026. Francezi përfundoi në vendin e dytë, pas anglezit Harry Kane.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, faktori kryesor që ndikoi në këtë rezultat ishte mungesa e trofeve madhorë me Real Madridin. Pavarësisht statistikave individuale, Mbappe nuk arriti t’i shoqëronte golat me suksese të rëndësishme kolektive.
Në anën tjetër, Kane u vlerësua për paraqitjet individuale dhe trofetë e fituar me Bayern Munichun.
Sipas analizës së “Marcas”, ky është një tregues se golat nuk mjaftojnë gjithmonë për ta fituar çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Për Mbappen, objektivi mbetet i qartë: të fitojë trofe të rëndësishëm me Real Madridin dhe ta shndërrojë dominimin individual në sukses kolektiv./04 Online/
Burimi: 04online
