E diel, 17 Korrik 2016
Në zhvillimet e fundit të shtetit mik të Kosovës, Turqinë pati reagime dhe komente prej më të ndryshmëve edhe nga shoqëria kosovare.
Një prej thirrjeve ishte edhe nga gazetari i Ekspres Berat Buzhalës për rreshtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës me ushtrinë puçiste që sipas ligjit nr.05/L-002 Per Ndalimin e Bashkimit ne Konfliktet e Armatosura Jashtë Territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht nenit 3 par. 4 denohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vite.
Ai në një status në facebook ka thënë : ‘’I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që gjenden në pushime në Turqi që të rreshtohen me ushtrinë’’.
Ligji për pjesëmarrje në kofliktet e armatosura jashtë vendin është miratuar në vitin e kaluar.
Tani të shohim se çfarë masash do të marrin Institucionet e Drejtësisë të vendit tonë për këtë rast, transmeton Ekuilibër.