Qeveria ta pamundësojë ardhjen e trenit serb në Kosovë


E premte, 13 Janar 2017

Prishtinë – Pas 18 vjetësh, Serbia po bëhet gati që nesër ta lëshojë në qarkullim trenin në linjën Beograd- Mitrovicë.

Lidhur me këtë çështje, autoritet e Kosovës përveç që e kanë cilësuar këtë si veprim ilegal, nuk kanë bërë të ditur se cilat do të jenë masat konkrete që do të ndërmarrin nesër që ta parandalojnë hyrjen e këtij treni në territorin e Kosovës.

Këtë veprim të Serbisë, njohës të çështjeve të sigurisë dhe analistët e shohin si provokim dhe agresion të radhës.

Etiketa:
Të fundit