E enjte, 14 Qershor 2018
Kaçanik – Ministria e Infrastrukturës sot do të mbajë ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.
Përurimi këtij segmenti, do të mbahet nën moton e kampanjës “Jo shpejtësisë, po sigurisë”, e cila ka për qëllim vetëdijësimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Kjo ceremoni mbahet në fshatin Doganaj në Kaçanik, nga ora 11:00, transmeton Klan Kosova.
Etiketa: autostrada arben xhaferi, Kaçanik