E martë, 30 Korrik 2019
PRISHTINË – Ka nisur takimi në mes kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj me liderët e koalicionit, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacollin.
Pjesë e këtij takimi nuk është kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Lideri i AAK-së gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se u ka dërguar ftesë Kadri Veselit, Fatmir Limajt e Behxhet Pacollit për të diskutuar situatën e fundit në vend, pas dorëheqjes së tij si kryeministër.
Një takim i tillë vjen pas situatës të krijuar politike, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi akoma nuk i ka ftuar partitë politike në konsultime, ndonëse ishte paralajmëruar se një gjë e tillë mund të ndodhë këtë javë, njofton Telegrafi.
Etiketa: Aktuale, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj, Kadri Veseli, Koalicioni, Kosovë, Qeveria, Ramush Haradinaj