Nis takimi trepalësh për targat në Bruksel


E mërkurë, 23 Nëntor 2022

BRUKSEL – I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar nisjen e takimit trepalësh për çështjen e targave.

Kosova përfaqësohet nga kryenegociatori, Besnik Bislimi, derisa Serbia nga Petar Petkoviq.

Lajçak ka thënë se shpreson në gjetjen e zgjidhjes për ulje të tensioneve dhe rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një marrëveshjeje për targat është theksuar edhe në një takim të zhvilluar të martën ndërmjet Kurtit dhe ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Olivier Guerot dhe Jorn Rohde, ka thënë Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate.

Takimi në Bruksel do të zhvillohet vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e ta.

Etiketa: , , , ,
Të fundit