E shtunë, 13 Qershor 2026

Në një reagim ndaj kësaj deklarate, kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se qytetarët nuk po e ndjejnë rritjen ekonomike, por inflacionin.
Në një shkrim në Facebook të shtunën, Murati ka thënë se një nga faktorët që kanë ndikuar në këtë rritje është edhe fitimi i zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 me 51.1 për qind të votave, çka sipas tij, ka rritur edhe besimin e bizneseve për të investuar.
Ai ka akuzuar opozitën për krijimin e një bllokade politike që, sipas tij, e ndërpreu këtë trend pozitiv dhe e çoi vendin në zgjedhje të panevojshme.
“Bllokada e bllokut opozitar që na dërgoi në zgjedhje të panevojshme e ndërpreu këtë trend në gjysmë. Se sa do të jetë kostoja në ekonominë e vendit si pasojë e kësaj sjelljeje, mbetet të shihet kur të publikohen të dhënat për tremujorin e dytë”, ka shkruar Murati.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Bajrami e LDK-së, e cila ka thënë se treguesit ekonomikë nuk mund të interpretohen pa marrë parasysh ndikimin e inflacionit.
Sipas saj, rritja ekonomike prej 5.43 për qind duhet parë në raport me inflacionin prej 7.5 për qind, pasi rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve.
“Në ekonomi, statistikat e njëanshme nuk e tregojnë realitetin. Kur çmimet rriten më shumë se të ardhurat, fuqia blerëse bie. Qytetari nuk e ndjen rritjen ekonomike, e ndjen shtrenjtimin”, ka shkruar Bajrami.
Burimi: mitropol
Etiketa: Aktuale
