Baerbock: Serbia të lirojë menjëherë policët kosovarë


E premte, 16 Qershor 2023

BERLIN – Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Annalena Baerbock, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të depërshkallëzojnë situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.

“Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç‘është e mundur për të çshkallëzuar situatën“, tha Baerbock në kuadër të një takimi me homologun e saj nga Bosnja e Hercegovina, Dino Konakoviq, të premten në Berlin.

“Një nga hapat e para është lirimi i menjëhershëm i policëve nga Kosova”, tha Baerbock

Baerbock tha më tej se qeveritë këtë duhet ta bëjnë për qytetaret e tyre.

“Nuk është një detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve në të dy vendet”.

Të enjten policia e Kosovës njoftoi se tre pjesëtarë të saj janë rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi.

Etiketa: , , , ,
Të fundit