E hënë, 8 Korrik 2013
Në një sulm me armë mbi protestuesit pro-Mursi, 53 njerëz u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë janë plagosur, përballë Shtabit të Gardës Republikane në Kajro.
Vëllazëria Myslimane e Egjiptit njoftoi se numri i të vdekurve u rrit në 53, duke përfshirë 5 fëmijë. Viktimat u shkaktuan nga sulmi i armatosur i ushtrisë mbi njerëzit që po falnin namazin e sabahut jashtë Gardës Republikane në Kajro.
Muhamed al-Baltaji, përfaqësues i Vëllazërisë muslimane ka thënë: “Ndërkohë që njerëzit ishin duke kryer lutjet e mëngjesit përpara selisë së Gardës Republikane, forcat e sigurisë së pari hodhën bomba me gaz lotsjellës, dhe pastaj hapi zjarr mbi protestuesit.”
Të njëjtin version e dhanë edhe dëshmitarët e pranishëm, të cilat shpëtuan nga masakra.
Pranë selisë së Gardës janë duke protestuar mbi 2 milion mbështetës, aq sa është kapaciteti maksimal i sheshit me rrethinë. Agjencia turke Anadolu raporton nga vendi i ngjarjes se protestuesit janë të rrethuar, dhe shumë prej tyre nuk kanë qasje në ndihmë shëndetësore.
Anadolu raporton se shumë prej protestuesve janë të moshuar, por që tash e tri ditë po qëndrojnë para selisë së Gardës, ku po kërkohet kthimi i presidentit Muhamed Mursi në detyrë.
Etiketa: Egjipt