Ahmeti tregon për ndërtimin e parkingut në kryeqytet

Prishtinë – Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se është publikuar njoftimi për parakualifikim për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik.

“Ky parking me minimum 500 vendparkime është një prej investimeve më të mëdha në Komunën e Prishtinës. Në fazen e parakualifikimit do të kalojnë vetëm kompanitë/konzorciumet që kanë dëshmi të përvojes dhe dëshmi të kapacitetit financiar”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se do të zgjerohet hapësira gjelbëruese, ndërsa punimet priten të fillojnë sivjet dhe të zgjasin 18 muaj.

Dokumentacioni mund të tërhiqet në Komunen e Prishtinës ndërsa afati për parakualifikim është deri me datëm 5 korrik 2018.

Etiketa: ,

Leave a Reply