E mërkurë, 29 Korrik 2026

Ekipi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” është sulmuar me armë nga një person, derisa ishin duke i inspektuar lidhjet ilegale.
Incidenti ka ndodhur në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni.
Ai deklaroi se i dyshuari është në arrati.
“Personi në fjalë dyshohet për disa vepra “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës”, deklaroi Preteni.
Kërkimet për kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë edhe më tutje nga autoritetet e sigurisë.
Detajet e tjera do të zbulohen më vonë.
Burimi: klankosova
