Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj


E premte, 5 Qershor 2026
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar pak minuta pas mesnate në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Një veturë dyshohet se është vetaksidentuar, duke pësuar dëmtime të mëdha, sipas pamjeve të siguruara nga Klan Kosova.

Policia ka mbërritur në vend të ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende për të lënduar.

Klankosova.tv do ju mbajë të informuar për rastin.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit