Anglia – “Perandoria e Kaosit”!!!


E diel, 19 Qershor 2016
Savash VELIU

Savash VELIU

Kur ndikimi i Perëndimit do të zbehet, do të pasoj valë e re e trazirave që do të rezultonte në rishikimin e kufijve të asaj që ne e njohim sot. Kështu shprehet një analist “prognozer” anglez në lidhje me Ballkanin sot!

Bukur shkruar, por jam i interesuar se kush porositi këtë analizë. Ky analist punon për “Evropa e Re”, ekspert për zonat e konfliktit për nevojat e klientëve nga sektori privat.

Çdo gjë është e mundur, por ai parashikon zhbërjen totale të BE-së ashtu siç duket nga këndvështrimi i tij. Ky person nuk shkruan pozitiv në lidhje edhe me “Big Brother” (SHBA). Dhe pra kjo rezulton se, Rusia doli si zgjidhje më e mirë për të.

Çdo gjë në këtë analizë më kujton shkrimit të cilën e ka gatuar ngadalë në një tenxhere e ashtuquajtura “Komuniteti Ndërkombëtar”!

Analisti Les, thotë se kaosi do të filloj me referendum për shkëputje nga BIH të “Republika Srpska” duke i’u bashkangjitur Serbisë, të cilën do ta mbështesë fuqimisht Rusia që para dokohe i dërgoj forcat e saja speciale në Banja Llukë. Analisti Britanik Les, padyshim vepron aty si një agjent i MI5 për të dobësuar ndikimin perëndimor.

Kjo do të krijoj efektin “domino” duke i larguar edhe kroatët kah Kroacia derisa Shqiptarët e Maqedonisë do të rebelohen dhe do të përpiqen për të shkëputur një pjesë të mirë të vendit. Kështu do të krijohet Shqipëria e Madhe që pastaj të bashkohen me Kosovën, duke përmbushur qëllimin afatgjatë të krijimit të një shteti “terrorist” – Shqipëri e Madhe!

Ky “emisar” ose prognozues me Analiza Apokaliptike haptas urren shqiptarët e në veçanti myslimanët ballkanas gjatë deklaratave të tija.

Mos harojmë se, Anglia ishte luftënxitësja e Luftës së Parë Botërore dhe të Dytës, po ajo nxiti Luftën Ish-Jugosllave duke sponsorizuar autoritetetë serbe në krye me Millosheviçin dhe paramilitarët mercenar serb në gjenocidë bashkë me ortodoksë tjerë.

Si mund të presim nga autoritetet e pushtetit dhe shërbimet sekrete Angleze të jenë dashamirë të popujve ballkanas e veçmas të Shqiptarëve kur dihet se, në të gjitha punët e fëlliqura Botërore dhe ate Ballkanase ajo ka gisht!?

Sipas Timoti Les, kaosi do të detyroj edhe Malin e Zi t’i bashkëngjitet Serbisë kurse Greqia dhe Bullgaria do t’i zgurdullojn sytë drejtë Maqedonisë së copëtuar, gjë të cilën Rusia do ta mirëpresë me dominim të Ballkanit. Ndoshta jo rastësisht një ditë më parë Serbia paraqiti me pompozitet bashkangjitjen e saj në Unionin Ekonomik Euro-Azi të Kryesuar nga Rusia e jo ndaj UE-së!?

Prognozuesi parasheh se, në Ballkan do të paraqitet problem i madh nga rritja e madhe e ekstremistëve musliman duke tërhequr nga bota Arabe xhihadistë që kanë bërë krime monstruoze gjatë viteve të ’90-ta, skenar i cili do të ndez islamizimin e Evropës, thotë Lesi!

E gjithë sëkleti i këtij analisti islamofob Les(h) apo autoriteteve Angleze janë urrejtja ndaj muslimanëve dhe Islamit duke fshehur faktikisht të gjitha mizoritë e bëra gjatë luftës nga Shteti Serbë ndaj Boshnjakëve dhe Kosovarëve!

Kjo nuk quhet “parashikim”, por Planifikimë i Britanisë së Madhe për shekuj me radhë, duke punuar kundër të gjithë Ballkanit dhe qëllimit përfundimtar të shkatërrimit të saj si gjithnjë.

Ndoshta UE (nën ndikimin Gjerman) dhe SHBA-ja nuk do të lejojnë të ndryshojnë në këtë formë kufijtë Ballkanas prej projektuesit djallëzor UK si dhe profesorit britanik me prognozimet e tij të zymta i cili thotë se, ndoshta rendi i ri i Ballkanit nuk do të ndodhë nesër, por me fuqinë e zbehjes së BE-së, data e fillimit të një konflikti të tillë është duke iu afruar.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Të fundit