Anglia u vizitua nga UFO-t këtë të diele!


E mërkurë, 26 Gusht 2015

MANCHESTER – Një përdorues në “YouTube” pretendon se, pikasi një objekt të çuditshëm duke fluturuar mbi shtëpinë e xhaxhait të tij në Mançester.

Objekti ‘misterioz’ është dalluar në qiellin e Mançesterit të dielën dhe është shpërndarë nga përdoruesi Chebbers Deighton, dy ditë më parë.

“Manchester Evening News” raporton, se videoja në të cilën pretendohet se është dalluar një UFO, është cilësuar si më falset e publikuara ndonjëherë.

Ai shkroi se e vërejti këtë objekt fluturues ndërsa ishte duke shikuar nga dritarja e shtëpisë së xhaxhait. “Alienët vizitojnë këtë vend për vite me radhë, duke ngacmuar dhe duke bërë gjëra të dyshimta”, shkruan Deighton.

Sidoqoftë, shumë shikues në “YouTube” i janë përgjigjur kësaj videoje me komente negative, për shkak të kualitetit të dobët të saj. Një përdorues në “YouTube” shkroi: “Ky është budallallëku më i madh që kam parë. Nuk do të mashtrosh askënd me këtë video”.

Ajo çfarë i ka bërë njerëzit të dyshojnë për këtë video është edhe data e paraqitur në të, e cila shënon atë të një viti më parë.

Në korrik, një video kishte kapur disa drita të çuditshme në qiellin e Mançesterit dhe në shkurt një përdorues tjetër i rrjeteve sociale pretendonte se kishte filmuar disa alienë në Mançester.

Etiketa: ,
Të fundit