Arsenali e gjen ‘alternativën’ e Viniciusit


E premte, 7 Gusht 2026
Arsenali e gjen ‘alternativën’ e Viniciusit

Arsenali raportohet se ka kthyer vëmendjen te një objektiv i ri, pasi Vinicius Junior nënshkroi kontratë të re gjashtëvjeçare me Real Madridin – ndërsa tani londinezët përballen me konkurrencën e Manchester United.

Pavarësisht se ishte lidhur fuqishëm me një transferim te Arsenali, Vini Jr do të vazhdojë të luajë për Real Madridin e Jose Mourinhos sezonin e ardhshëm. 26-vjeçari nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse gjashtëvjeçare me madrilenët, duke i dhënë fund shpresave të Mikel Artetës për ta transferuar atë.

Megjithatë, Andrea Berta dhe Arteta nuk kanë humbur kohë në merkato, pasi klubi nga Premier League tashmë ka dërguar skautë në Perth të Australisë për të monitoruar paraqitjet parasezonale të një sulmuesi shumë të kërkuar.

Siç raporton “The Sun”, Arsenali është i gatshëm të konkurrojë me Manchester United për sulmuesin e Interit, Pio Esposito.

21-vjeçari, i cili përfaqëson Italinë në nivel ndërkombëtar, raportohet se ka marrë vlerësime shumë pozitive nga skautët e Arsenalit dhe Manchester Unitedit. Londinezët e veriut besohet se e kanë ndjekur progresin e tij prej disa muajsh, teksa synojnë të shtojnë konkurrencën për sulmuesit aktualë Viktor Gyokeres dhe Kai Havertz.

Esposito raportohet se përputhet me profilin që Arsenali dhe Arteta po kërkojnë. Italiani është 1.91 metra i gjatë dhe njihet gjithashtu për punën e tij të palodhshme në fushë.

Manchester United, ndërkohë, nuk do të nxitojë të bëjë një ofertë, pasi aktiviteti i tyre në merkato varet nga largimi i mundshëm i Joshua Zirkzee.

Interi e konsideron italianin si “të paprekshëm”, por The Sun raporton se gjiganti i Serie A mund të jetë i gatshëm ta shesë sulmuesin për rreth 73 milionë funte.

Futbollisti nuk pritet të kërkojë zyrtarisht largimin apo të detyrojë klubin ta shesë, megjithëse thuhet se është i interesuar për një transferim në Premier League në të ardhmen.

Pavarësisht interesimit nga Anglia, Esposito, i cili sezonin e kaluar shënoi 11 gola në 50 paraqitje, pritet të rinovojë kontratën me Interin këtë verë, gjë që me shumë gjasa do ta rrisë edhe më tej çmimin e tij.

Duke folur për Sky Italia më 3 gusht, sulmuesi deklaroi se është i lumtur në San Siro.

“Vitin e kaluar i tejkaluam pritshmëritë”, tha ai për Sky Sport Italia. “Erdha nga Serie B dhe jam i lumtur me mënyrën se si shkoi sezoni im i parë te Interi.

“Jam shumë i qetë [për rinovimin], jam i lumtur këtu te Interi, është diçka për të cilën agjenti im do të flasë me klubin pa asnjë problem.

“Objektivi është të mos kënaqesh kurrë, të mos ndalosh dhe të përpiqesh gjithmonë të përmirësohesh, si në aspektin e statistikave, ashtu edhe si futbollist në përgjithësi”.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit