Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00


E premte, 7 Gusht 2026
Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi më 6 gusht, do të vazhdojë nesër, më 8 gusht, në orën 11:00, në sallën plenare.

Procesi i konstituimit mbeti i papërfunduar në seancën e parë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.

Kurti deklaroi se, për të ecur përpara me konstituimin e institucioneve, duhet të arrihet një zgjidhje politike edhe për çështjen e presidentit, në mënyrë që më pas të vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Seanca e së shtunës pritet të tregojë nëse partitë politike kanë arritur ndonjë marrëveshje që do t’i hapte rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit