Arsenali vazhdon me fitoren në Australi (Video)


E shtunë, 15 Korrik 2017

Skuadra e Arsenalit po vazhdon me fitore në turneun para-sezonal që po e zhvillon në Australi. Ekipi i Arsen Wengerit ka shënuar fitore ndaj Western Sydney Wanderers me rezultat 1:3.

Golat për ekipin londinez i kanë shënuar: Olivier Giroud (33), Aaron Ramsey (38) dhe Mohamed Elneny (44), shkruan Express. Kurse, golin e vetëm për vendasit e ka shënuar Steven Lustica (55).

Ylli kosovar, Granit Xhaka në këtë takim ka qenë titullar. Ai në minutën e 67-të ia ka liruar vendin Joseph Willock

Kurse, Shkodran Mustafi nuk është pjesë e Arsenalit pasi gjendet në pushime. Ai ka luajtur në Kupën e Konfederatave me Gjermanin dhelpër këtë e ka marrë pushimin me vonës. /Express/ 

Western Sydney Wanderers vs Arsenal 1-3 All Goals (Friendly Match) 15/07/2017