Ata janë heronjë të Kosovës, do të mbahet mend data 17 shtator


E martë, 23 Shtator 2014

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dr. Gëzim Kelmendi në një intervistë dhënë Radio Pendimit ka thënë se hoxhallarët e arrestuar janë njerëzit që më së shumti kanë kontribuar për luftimin e terrorizimit.

Kelmendi po ashtu ka thënë se ata janë heronjët e Kosovës dhe do të mbahet mendë data 17 shtator.

Kelmendi i pyetur rreth zgjedhjeve të reja se a i konvenojnë Kosovës apo jo, ai tha se asnjë partie nuk i konvenojnë zgjedhjet e reja por ato janë vetëm fjalë kinse ne jemi të gatshëm.

I pyetur se a është takuar me kryeministrin, ai u përgjigjë se po jam takuar sy me sy me kryeministrin Thaçi për të më bindë që të votojë PDK-në, por nuk jam zbrapsur pa ndryshu udhëzimi administrativ, ky takim ka qenë javën e kaluar pa ndodhur këto arrestime.

I pyetur si deputet a ka ndërmarrë shteti ndonjë hap për ta ndihmuar Bashkësinë Islame, ai u përgjigj se fatkeqsisht Bashkësia Islame vizitohet vetëm dy herë në vit edhe atë për Fitër dhe Kurban Bajram, mirëpo asnjëherë për t’i ndhmuar.

Kelmendi ka folur edhe për fërkimet tij me kryetarin e PD-së Ferid Aganin, duke mos anashkaluar kandidimin e tij për kryetar të kësaj partie.

Intervistë e realizuar nga Naim Hoxha.

Etiketa: , ,