Avokatët e djallit!


E hënë, 17 Korrik 2017

Autor: Eroll VELIJA

Zëri i Muzikës ndikon në shpejtimin e pulsit, nxehtësinë e lëkurës, rrit tensionin e gjakut dhe ndikon në aktivitetet e valëve të trurit. Ajo ndikon në 69-70% të tingujve që mund të gjinden në brendësi të trupit. Tingulli përhapet në ujë, prej së cilit trupi i njeriut përbëhet 70% ujë. Gjithashtu kockat në mënyrë të shpejtuar i dërgojnë informacionet në sistemin nervor. Muzika shumë e rëndë është e dëmshme, studimet e vitit 1990 vërtetuan se muzika e rëndë e dëmton trupin e njeriut.

KU QËNDRON MUZIKA ROK NË GJITHË KËTË?

Eksperimentet me bimë kanë treguar ngjashmëri…Bimët të cilat ishin eksperimentuar me muzikën e Jimmy Hendriksit dhe të grupit Led Zeppelin ishin vyshkur në periudhën 10-të ditore. Në veprimin e rok muzikës së çoroditur dhe përmbajtjes dhe mesazheve të saj, te rinjtë i thithin programet e së keqes. Këto programe kanë për të ndikuar në to që të jenë te ashpër dhe ideator të terrorit. Shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për mashtrimet që u bëhen! Shumë adhurues thonë që gjatë dëgjimit të kësaj muzike (Rock apo Heavy Metal) ndjehen shumë mirë dhe ndjehen plot me energji. Por ato nuk e dinë se ekziston edhe energjia negative e cila është e dëmshme. KOKAINA , MARIUHANA , LSD …Në SHBA rinia kërkonte mënyrë të jetës tjetër, dhe ata ranë në kontakt me mariuhanën dhe droga të përpunuara si LSD. Disa droga, në përgjithësi nuk u kuptuan; besohej se ato mund ta zmadhojnë mendjen e njeriut dhe me marrjen e tyre të sigurohej dije mistike e cila mund ta zgjeronte vetëdijen e tyre. Shumë nga eksperimentuesit e lashtë të drogës LSD (më i shquari Timothy Leary ) e konsideronin këtë drogë, si dhuratë për njerëzimin, pa u marr parasysh prej dhe nga kush! Për shembull prodhuesi më i madh i LSD-së me emrin Owsley sponsorizonte grupin The Grateful Dead në tubimet promovuse të saj për idenë se LDS-ja të jep jetë… Duke i pasur para sysh këto të dhëna të LSD-së, konkludojmë se kjo ishte shtytëse për zhvillimin e Rokut. Muzika dhe teksti janë të ngarkuara me mistere dhe halucinacione të njerëzve.

KURTHET SATANIKE

Njëri ndër anëtarët e kryesisë së rrethit të iluministëve (dritëpruesit e djallit) John Tod dëshmoi për lidhjet dhe shërbimet ndaj satanës… “Unë isha udhëheqës artistik i produksionit Zodiak, e cila ishte njëra ndër shoqatat më të mëdha. Ajo u mirrte me xhirimin dhe shumëfishimin e cd-ve dhe organizimin e koncerteve në SHBA…

…Më në fund informatat e xhirimeve të fshehta, të zërave të padëgjueshme të lutjeve të djallit, dolën në publik dhe sollën panik tek producentët dhe prapavija e tyre. Ndërsa dëgjuesit të krishterë punuan për prishjen e popullaritetit të prodhuesve. Për këtë arsye u hap edhe një shtëpi e re diskografike dhe u nënshkrua marrëveshja me disa grupe rok dhe pastaj u formuan disa grupe të reja me emra të kristianëve. Një ndër thëniet e tyre ishte: “Po në qoftë se dëshironi të dini se sa djajë keni në shtëpi atëherë numërojini Rok disqet “

MESAZHET E FSHEHTA

Kënga “Stairway To Heaven” e grupit Led Zeppelin është kënga më e famshme në historinë e rok-ut. Një rresht i këngës thotë “A e di, nga një herë fjalët kanë dy kuptime”. Duhet kuptuar se kënga ka prapavi satanike “Back Masking”…

Një pjesë e dëgjuesve e dëgjojnë zërin normal, “por ekzistojnë dy rrugë që mund të shkosh, por në garim ende ka kohë për të ndërruar rrugën në të cilën je.”

Po, por nëqoftëse lëshohet prapa, shumë qartë mund të dëgjohet : “Ky është Satana im i dashur…

Led Zeppelin ohhhh, do të këndoj sepse jetoj me Satanen” Kjo është kënga “number one” në histori të rok-ut. Vetëm një koincidencë nuk mund të thuhet, Jimmy Page është besimtar i dorëzuar pas ardhjes së Satanistit Alister Crowel. Një ndër mësimet satanistike të Crowelerit është mësimi i të dëgjuarit tek njerëzit duke ju folur përsëprapshti. Në këngën “Houses Of Holy” ato këndojnë:

“ Le të jetë kënga zoti yt A do të jesh i kujdesshëm ndaj thirrjes së Zotit tënd oh, Satana….”

Shumë rok-star të grupeve si: The Beatles, The Eagles, Pink Flojd, Alan Parsons Project, T. Rex, Rolling Stones, Tull, Elton John, Madonna e të tjerë, përveç muzikës shkatërruese dëgjuesve u japin nëpërmjet një deshifrimi teknik të një regjistrimi, edhe mesazhin e fshehtë për veshin, të pa dëgjueshëm (por në të vërtetë të dëgjueshëm); këto mesazhe kishin për qëllim destabilizimin fetar…

Kur të analizojmë thelbin e domethënies në tru shikohen qartë mesazhet e fshehta dhe do i kemi të qarta qëllimet Satanike për regrutimin e masës së re, e cila për atë nuk ka vetëdije, që po rekrutohet në legjionet e Sataned!…

ROCK PËR SË PRAPSHTI

Disa shembuj të mesazheve të fshehta: “Eja tek ne, eja tek ne, eja tek ne…

Kënga (“Hell Awaits”, grupi Slayer) “Vet satana është Zoti im” (kënga “God of Thunder” grupi Kiss) “Unë të dua thotë satanën” (kënga “Tops” grupi Rolling Stones) “Ti je i pa fuqishëm kundër armiqve, kundër këndimit për punë të këqija”( kënga “She bop” grupi Cindy Lauper) “Hail satana, haaaaail Satana” (kënga “When you Call my name” këngëtarja Madonna)

FSHEHTAS DHE HAPTAS

Ndërsa metoda backward masking (back masking) menjëherë më të mirëve rok bende iu solli popullaritet të madh, për arsye se mesazhet e fshehta të satanës “i ndihmonin në përparim”, porse heavy metal ose death metal, grupet haptas i përdornin fjalët kundër besimit në Zotin: “Dëgjo o njeri me çfarë po ta ledhatojnë, bëju mut deri në fund”. Rock ylli homoseksual, David Bowie, në gazetën Rolling Stone (12.02.1976) e befasoi botën e muzikës me fjalët që tha: “Rocku gjithmonë ishte muzika e satanës…besoj se Rock&rolli është i rrezikshëm… kam ndjenja që po na lajmëron për diçka më të errët se sa ne. Në këngën “The Conjuring” (grupi Megadeth), mund të dëgjohet haptas misioni i rok-ut:

“ Unë jam avokati i satanës

Shitës nëse do…

Eja mu bashkëngjit.

Në ambiciet e mia për ferrin

Unë jam pronari i shpirtit tënd”

Grupi Metallica në këngën e tyre “Yump in the Fire”, e urdhërojnë rininë që të hidhen drejt e në ferr:

“ më ndiq tani fëmija im…

Vepro ashtu si po të them…

Hidhu me dëshirën tënde …”

Në këngën e tyre “ The Prince”, grupi Metallica haptas këndon

“Engjëll prej thellësive jam…..

Dua të shes shpirtin tim…

Merre shpirtin tim satano…

Bashkë me diamantet me të cilët je i rrethuar,

Nuk ma ndien për parajsën

Për atë mos më kërko.

Le të digjem në ferr

Prej ditës që do të vdes…”

Ylli i Rokut Marrilyn Manson mburret me atë se ai është personi i cili do të mbetet në kujtesë, si personi i cili e pruri fundin e krishterizmit (Spin august 1996) shpresat e Mansonit janë: “Mendoj që njerëzit sa herë që ta dëgjojnë këtë album, besimi në Zotin mendo të zhduket nga kokat e tyre” (HUH oktober 1996). Mansoni me vetëmburrje pohon se ka më tepër njerëz të tillë se sa shikohet sesa: “Unë nuk e di, a është kush që a e ka kuptuar qartë atë se çfarë ne po përpiqemi të bëjmë. Ajo nuk përfaqëson veten shokë… Ajo është marrëzi. Një herë kur ti kapim, ne mund tu japim mesazhet tona (hit parade , tetor 1996 ) Bon Jovi këndon në Homebound Train:

“Qysh kur isha fëmijë.

Djalli më mori për dore

Më çoi deri te shtëpia ime

Më bëri njeri…

Unë shkoj poshtë, poshtë, poshtë, poshtë.

Në tren i cili shkon për në shtëpi “

Në revistën “Smash hits” Bon Jovi thotë: “Do ta kisha vrarë edhe nënën time për rok&roll-in. Do të shes edhe shpirtin tim për të!”

Një ndër këngët më të njohura të viteve 70 është “Hotel Kalifornia” i grupit the Eagles. Shumë njerëz nuk mund ta paramendojnë as në ëndrrat e tyre se ajo këngë i kushtohet “kishës satanike” e cila është e vendosur në hotel, në rrugicën Kalifornia. Në faqosjen e albumit, në pjesën e jashtme në ballë, është vëndosur fotoja e Antona Laveya, themeluesit të “kishës satanike” dhe autorit të biblës satanike. Ato do të thonë: The Eagles nuk janë serioz, ata vetëm shesin cd.”

Larry Salter, menaxheri i këtij grupi, në gazetën Waco Tribune Herald (28.11.1982) e pranoi, se The Eagels ishin të implikuar në fushën satanike. Nuk është çuditëse, sepse duke marr parasysh se njëra nga këngët u emërtua “Ditë e mbarë në ferr.” Në këngën “Hotel Kalifornia” ata këndojnë: “Egërsia nuk mund të vritet…” duke menduar në djallin.Grupi KISS, në një koncert rrëfimi i tyre ishte “Ne jemi prijësit e vëllezërve satanik të Amerikës. Prodhuesit e cd-ve nuk donin të botonin emrin e vërtetë,sepse ai emër ishte “Kings in satan service”(mbretërit në shërbim të djallit ) Grupi Black Sabbath gjatë koncerteve të tyre u bënin risi dhe thirrje që ta pranonin satanën. Një ndër albumet e tyre e ka emrin “I shitëm shpirtat tanë për rok&roll-in.” Kënga e tyre N:I:B: (lindja e Krishtit në të zezë), është kënga më e hapur e djallit. Kjo është kënga më e dashur e Luciferit në të cilën ai i thërret dëgjuesit që ta kapin për dore.

Në ndarjen e çmimit MTV të vitit 1992, presidenti i grupit Red Hot Chili Peppers pas falënderimit tha: “Në radhë të parë falënderojmë satanën..ÇFARË MENDON SE BËN KJO MUZIKË?

Përmendëm vetëm disa grupe të njohur në botë që i shërbejnë satanit. Sipas librit “Satanizmi në Amerikë”, kjo dukuri përfaqëson ngritjen e një kulture më të lartë të adoleshentëve të ri të SHBA-së. Studimet që i bëri georgia (police acadamy) tregojnë se 90% e satanistëve janë adoleshentët. Dr. Paul King drejtori i programit për adoleshentët në spitalin Charter Lakeside Tennesseeju, thotë qe 80 % e pacientëve të tyre janë për arsye të rok muzikës. Ato thonë: “Kjo, bëhet filozofia e tyre e jetës , feja e tyre…”

Marr nga libri: ”Rendi i ri boteror” Autor: Eroll Velija

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,