E enjte, 25 Maj 2017 
Sport raporton se Barcelona do të tentojë ta sjellë në “Camp Nou” mesfushorin spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri i ardhshëm i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka punuar me Herreran në Athletic Bilbao dhe raportohet se është i etur për ta pasur atë përsëri në ekip, transmeton Express.
Herrera e ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale në “Old Trafford”.
“Blaugrana” ka shpresa se mund ta bindë lojtarin që të mos nënshkruajë kontratë të re me United.
Etiketa: Barcelona, Manchester United