Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Berisha: Tre muajt e ardhshëm tronditës për Kosovën

Prizren Post | 00:48 - 22.12.2015

Prishtinë – Deputeti i NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se tre muajt e parë të vitit 2016, do të jenë tronditës për vendin.

“Unë mendoj që tre muajt e ardhshëm, pra tre muajt e parë të vitit 2016, do të jenë tre muajt bukur të rëndësishëm për vendin. Në këto tre muaj, do të ketë zhvillime që nuk i ka pa vendi më parë dhe mendoj që do të tronditet skena politike gjatë asaj periudhe. Do të ketë batica dhe zbatica si dhe zhvillime të ndryshme në vend”, ka thënë Berisha në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, duke shtuar se paraprakisht është vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë.

Deputeti Berisha gjithashtu ka folur edhe për skenarin e protestës së 9 janarit, procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, si dhe për zgjedhjet e mundshme të parakohshme.


Etiketa:
Arivisti Company