Myftiu Tërnava takohet me presidenten Shiroka-Pula, në fokus harmonia ndërfetare


E hënë, 26 Tetor 2026
Myftiu Tërnava takohet me presidenten Shiroka-Pula, në fokus harmonia ndërfetare

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, është pritur sot në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka – Pula. Myftiu Tërnava fillimisht e uroi presidenten për marrjen e detyrës, duke i uruar suksese në ushtrimin e mandatit.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare dhe ruajtjen e traditës së tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë në shoqërinë kosovare.

Presidentja Shiroka – Pula vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e harmonisë ndërfetare dhe në forcimin e vlerave të solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve.

Ajo theksoi se bashkëjetesa ndërfetare dhe respektimi i diversitetit janë vlera të rëndësishme të shoqërisë së Kosovës dhe pjesë e identitetit të saj qytetar, të cilat duhet të ruhen e të kultivohen edhe në të ardhmen.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit