Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Cana: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, të punojmë fort

Prizren Post | 11:06 - 15.11.2014

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e ka cilësuar mjaft pozitiv barazimin e arritur në Rennes ndaj kombëtares franceze.

Teksa ka folur për rrjedhën e ndeshjes, lojtari i Lacios ka përgëzuar skuadrën për paraqitjen ndaj “Gjelave” dhe ka bërë thirrje që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të punojmë më shumë.

“Ajo që më kënaq më shumë është se ekipi luan mirë, prodhon lojë bën raste, këtë e pamë edhe në këtë ndeshje. Jam krenar për këta çuna dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Jam i kënaqur që po përmirësohemi, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse nuk mund të shpallemi kampionë Evrope menjëherë, duhet të ecim përpara. Pengu im traversa? Jo, peng më mbeti fakti që nuk fituam, sepse ekipi luajti mirë dhe të gjithë duhet të jenë krenarë për këta djem”, ka thënë kapiteni kuqezi për “Supersportin” pas ndeshjes.


Etiketa:
Arivisti Company