Cassano: Zhegrova është lojtar për 30 minuta


E enjte, 12 Nëntor 2026
Cassano: Zhegrova është lojtar për 30 minuta

Ish-sulmuesi italian Antonio Cassano ka komentuar rolin e Edon Zhegrovës te Juventusi, duke shprehur dyshime për aftësinë e tij për të kontribuar gjatë gjithë ndeshjes.

Gjatë emisionit “Viva El Futbol”, Cassano e përmendi futbollistin kosovar në mesin e lojtarëve që, sipas tij, janë më të përshtatshëm për paraqitje të shkurtra.

“Boga dhe Zhegrova janë lojtarë klasikë për gjysmë ore lojë”, deklaroi Cassano.

Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në vitin 2025, por ende nuk ka fituar një vend të rregullt në formacionin titullar.

Megjithatë, këtë sezon në Serie A ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime, duke vazhduar të aktivizohet kryesisht gjatë pjesës së dytë të ndeshjeve./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit