Deri tani asnjë vendim për armët kimike


E martë, 12 Nëntor 2013

I pyetur në lidhje me çështjen e shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri, kryeministri Edi Rama është shprehur se, ende nuk është marrë një vendim i tillë. Kryeministri ka folur gjatë konferencës së përbashkët me Komisonerin Stefan Fule. Ai i cilësoi si të pavërteta deklaratat e bëra ditët e fundit në media, duke theksuar se është e padrejtë ta krahasosh këtë çështje me ndalimin e eksportit të mbetjeve.

“Nëse do të marrim një vendim padyshim që do ta ndajmë me publikun. Kjo do të thotë që në kushtet që ne flasim jam i vetëdijshëm nga ndjeshmëria që ka krijua kjo çështje, por dua të them se pjesa më e madhe e gjërave që thuhen janë të pavërteta. Ashtu si nga ana jonë nuk na takon dhe nuk është në etikën e familjes euro atlantike që të bisedojmë jashtë nesh në kuptimin, që po bisedojmë në emër të vendeve anëtare, për atë që po bisedojmë që nuk lidhet ende me një vendim. Së pari askush nuk duhet ta harrojë që Shqipëria është anëtare e NATO-s, dhe gjithkush duhet të niset nga ky fakt dhe nga objekti i këtij diskutimi që është çarmatosja pa luftë në terren e një regjim vrastar dhe të mos bëjë asnjë krahasim të mundshëm me pozicionin tonë shumë të qartë, për të shfrytëzuar këto 4 vite për të pastruar Shqipërinë nga plehrat, duke filluar nga ndalimi i eksportit të plehrave. Të krahasosh këto dy gjëra është e padrejtë”, tha Rama. shekulli

Të fundit