Dogana e Kosovës parandalon futjen e parave të padeklaruara


E hënë, 22 Gusht 2022

PRIZREN – Oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar futjen e mjeteve monetare të padeklaruara.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Kosovës.

“Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18,250 euro të padeklaruara”, deklaron Dogana.

Etiketa: , ,
Të fundit