Drecun: Përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Interpol, të papranueshme për Serbinë


E hënë, 4 Shtator 2017

“Për ne është e papranueshme që shteti i vetëshpallur të bëhet anëtar i Interpolit. Një hyrje e mundshme në Interpol do t’u jepte atyre një shkurtore për ngritjen e aktakuzave dhe vënien e tyre në fuqi direkt, jo përmes UNMIK-ut”, ka thënë Drecun për RTS..

Ai ka shtuar se anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare gjithashtu do ta fuqizonte prezencën e Kosovës dhe faktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare, prandaj Serbia e sheh të papranueshëm një anëtarësim të tillë.

Etiketa: , , ,