E enjte, 28 Maj 2026

Policia e Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka njoftuar se kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”thotë Policia. / Klankosova.tv
Burimi: klankosova
