Kurti jep detaje për krijimin e Xhandarmërisë: Do ta plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe FSK-së


E enjte, 28 Maj 2026
Kurti jep detaje për krijimin e Xhandarmërisë: Do ta plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe FSK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë detaje të reja rreth krijimit të imin e Xhandarmerisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një nevojë të domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe përballjen me sfidat që, sipas tij, vijnë nga Serbia.

Kurti deklaroi se struktura e re do të jetë moderne, e specializuar dhe e disiplinuar, me rol të ndërmjetëm mes Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Me qëllim të adresimit të sfidave e vështirësive të mëdha e rreziqeve jo të vogla nga Serbia dhe përballja me to, themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri e kohës”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, Xhandarmeria do të ketë mandat të qartë për sigurimin e vijës tokësore, ujore dhe ajrore në gjithë territorin e Kosovës, si dhe për operacione kundër grupeve terroriste, strukturave të armatosura dhe formacioneve paraushtarake.

Ai shtoi se kjo forcë do të angazhohet edhe në parandalimin e kontrabandës ndërkufitare me mallra dhe migrantë, si dhe në mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit.

Kryeministri në detyrë bëri të ditur se themelimi dhe funksionalizimi i Xhandarmerisë do të realizohet përmes një ligji të veçantë që pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e 11-të.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit