E enjte, 28 Maj 2026

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Zllapek të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor.
Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, vozitësi i veturës është arratisur, ndërsa vetura ndodhet ende në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Zllapek. Një veturë ka goditur një këmbësor dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Vozitësi i veturës është arratisur, ndërsa vetura ndodhet aty”, tha Gashi për Klankosova.tv
Burimi: klankosova
