Mbappé: Kemi potencial të jashtëzakonshëm, por ende nuk kemi fituar asgjë


E shtunë, 11 Korrik 2026
Mbappé: Kemi potencial të jashtëzakonshëm, por ende nuk kemi fituar asgjë

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappé, ka folur pas kualifikimit të “Les Bleus” në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke vlerësuar potencialin e skuadrës, por duke theksuar se ende nuk ka arritur suksesin më të madh.

“Kjo është një skuadër shumë e fortë, ndoshta ajo me potencialin më të madh ku kam luajtur ndonjëherë. Kemi shumë cilësi dhe kjo të bën të ëndërrosh”, deklaroi Mbappé, shkruan 04 Online.

“Kjo skuadër ende nuk ka fituar asgjë. Për të qenë më e mira, duhet ta dëshmojmë në fushë dhe të fitojmë trofe”, u shpreh ai.

Franca do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, me synimin për ta siguruar një vend në finalen e madhe./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit