Ekskluzive: Shpata me të cilën Mehmet Ali Pasha qeverisi Perandorinë e tij në Egjipt!


E diel, 22 Maj 2016

abdelarn

Ndoshta e vetmja relikë armësh që patën kryezotat shqiptarë të kohrave, e që ndodhet dhe ruhet si hajmali në duar shqiptarësh.


Megjithëse shqiptarët ndër shekuj nxorën figura historike që bënë emër në botë, fatkeqësishtë nëpër muzetë apo arkivat shtetërore nuk kanë në fondet e tyre margaritar të tillë.
Është një ndër gjërat e pakta që shpatën e Perandorit të Egjiptit e kanë në duar arnautët, kjo koloni e vjetër shqiptare.

Dhe kjo shpatë është pikërisht në duart e arnautit, Mikut tonë Dr.Abdelkarim Kassem Alarnaout dhe ndodhet në Liban.

Para disa kohësh muzeu i Janinës vuri në ambientet e tij një armë të një tjetër Pashai shqiptar, Aliut të Tepelenës, nga ku pati një interesim të madhë nga turistët.
Po shteti shqiptar ç‘bënë me të tilla vlera?
Asgjë!
Janë duke u marrë me kanabis, krime e maskarallëqe.
Një ditë me shpresë se kjo shpatë do të ekspozohet nëpër muzeumet tona, ku jo vetëm turistë, por dhe brezat e rinjë do të kenë mundësinë ta shohin dhe prekin njërën nga reliket e të famshmit Mehmet Ali Pashës së Kavallës – Egjiptit.

Çezar Ndreu